“Meta si një plumb qorr në mes të fushatës”/Rama: Shtyrja e zgjedhjeve për ne do ishte një kokëçarje më pak, por..

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajthitje të paprecedentë e padëgjuar në asnjë republikë vendim e Presidentit për të shtyrë zgjedhjet duke fshirë firmë e vet po me firmën e vet.

“Për cilën arsye në botë, Presidenti duhet të bashkohej me zjarrvënësit dhe telashin e historisë, Berishës në përpjekjen e fundit për të ri djegur dhe bërë lëmsh vendin

Për cilën arsye në botë Presidenti i vendit duhet të bëjë një trullues qesharak shkaqesh të paqena për të sajuar një budallallëk që do të shënohej si rast unikal, ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha më dy fjalë, Ilir Meta, të kërkosh jashtë këtyre dy fjalëve shkaqet e kësaj marrëzie antikushtetuese është e kotë.





Pse u përdor, keqpërdor apo vet përdor Presidenti duke kapërcyer mbi Kushtetutë dhe duke fluturuar tej kufirit të imagjinatës si plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të fushatës dhe pse nuk e shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën dhe pritur si gomari kur të mbijë bari ditën kur ti mbushej mendja partive të Saliut dhe Ilirit për të pasur datë të re zgjedhjesh”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit ai i oari do të ishte i pari që do të përfitonte nga shtyrja e zgjedhjeve, por ky sipas tij është një precedent i rrezikshëm.

“Të jemi kaq i patundur nga bindja se kjo nuk është koha për asnjë kompromis por është koha për fushatë. Këto zgjedhje janë vendore. PS qeveris 75% të këtyre bashkive. Mbështetja për mua dhe qeverinë është e palëkundur. Ekonomia goditet, turizmi dëmtohet. Qetësimi i situatës për zhdekretimin e zgjedhjeve duket si gjëja më e lehtë. Një dhimbje jo e vogël koke si ecja në këto kushte jo normale kur s’kam asnjë lloj interesi kthehen në pengesë për qetësimin e kësaj situatë dhe asnjë pengesë për këtë qeverisje edhe sikur zgjedhjet të shtyhen në pafundësi. Po të isha i shqetësuar për karrigen time dhe për qeverinë do isha më i lumturi që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve.

Laja duart dhe thoja bravo zoti President absolutisht dakord, ç’firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës, këtu jemi i bëjmë zgjedhjet kur të biem të tërë dakord, ose ia lija fajin Ilirit për ndërprerjen e fushatës duke thënë jazëk të qoftë, ngrija duart lart para shqiptarëve dhe dilja si burrë i urtë dhe i pafajshëm në një lojë marrëzie politike.

Për ta çuar deri në fund absurdin, Shpëtoja unë, nga zgjedhjet të tjera, se me këtë precedentë na jepet mundësi të thoshim nuk duam zgjedhje se ashtu e kemi një punë, se kemi informacione për sulm bërthamor ndaj vendit”, tha Rama.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.