Maqedonia e do në burg, Basha vlerëson Gruevskin: I hapi rrugë zgjedhjeve të lira

Lulzim Basha ka habitur sot në një deklaratë për mediat kur tha se Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë i ka hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vendin e tij.

“Dhjetëra kryeministra janë larguar këto ditë. Nikolla Gruevski u largua për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira. I vetmi që qëndron me thonjtë pas karriges është Edi Rama, ndonëse vendi zien nga një krizë e paprecedentë, ndonëse është vetëm ai përgjegjësi kryesor për këtë situatë”, tha Basha.

Kujtojmë se Gruevski është në kërkim nga INTERPOL pasi është dënuar nga gjykata maqedonase për korrupsion. Ai u arratis në Hungari, ku ka marrë azil.

Duket si guxim I tepruar nga Basha, ose lapsus, pasi Gruevski dhe parti e tij dhunuan barbarisht në kuvend, kundërshtarët e tyre politikë me në krye Zoran Zaev.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.