Majko bën autokritikë: Zgjedhjet pa opozitën jo normale, Meta produkti ynë

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka pranuar se zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, por kjo është një situatë e diktuar nga PD-LSI.

“Kriza e krizës politike është se opozita ka fokusuar sulmin e saj ndaj Ramës. Teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale, por kjo vjen si pasojë e opozitës. Arsyetimi se Shqipëria rrezikon një regjim antidemokratik se nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese është e drejtë në atë që shihet. Reforma ishte sa strukturore dhe aq dramatike. PS duhet të negociojë krizën me deputetët e rinj në parlament. Por ky Kuvend e ka të drejtën të ndryshojë Kushtetutën. Deputetët e rinj duhen respektuar. Presidenti i republikës ka gabuar. Qëndrimin i Kuvendit sot ka rëndësi, Meta është produkti ynë, është zgjedhur nga ne si president. Nëse opozita do të fitonte në kutinë e votimit, PS nuk ka pse të qëndrojë më në pushtet”, tha Majko.



Gazeta SHQIP


Comments are closed.