Lajm i fundit/ Atentat me armë zjarri, një i vdekur

Qyteti i Laçit është tronditur nga një vrasje vetëm pak minuta më parë. Ngjarja ësshtë shënuar në orën 23.50 minuta, në rrethana ende të paqarta. Burimet zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se një person është qëlluar për vdekje fare pranë stadiumit të qytetit. Viktima, ende i paidentifkuar ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet aty pranë dhe në momentin kur është ngritur për t’u larguar është qëlluar me breshëri.

Forca të shumta të Policisë kanë bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse, por nuk ka asnjë gjurmë për autorët apo autorin e dyshuar. Disa persona që e kanë parë krimin janë marrë në pyetje nga Policia, por mungesa e ndriçimit ka bërë që të mos hidhen shumë detaje.

Policia mendon se ka qenë një atentat i mirëmenduar dhe për nga mënyra e ekzekutimit motivet të çojnë tek larja e hesapeve, ose ndonjë hasmëri e mundshme.

Policia e laçit ka qenë në gatishmëri, për shkak se në vendin e shenjtë “Kisha e Laçit” ka nisur pelegrinazhi dhe mijëra vetë janë drejtuar për atje. Por as kjo gjendje gatishmërie nuk ka bërë të mundur që vrasja të zbardhet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.