Ish-kryeministri i PS kundër shkarkimit të Metës: Ta çojë deri në fund teatrin presidencial

Deputeti socialist, Bashkim Fino gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur kundër shkarkimit të Metës.

Fino tha se gabimet e së shkuarës nuk duhen thelluar dhe se Meta duhet lënë ta luajë skenën e finale të teatrit nga zyra presidenciale.



Sot jemi mbledhur me një rend dite mocion debat për zallamahinë presidenciale. Shumë prej nesh do donte që presidenti do të shkarkohej sot. Dhe unë e kuptoj presionin e militantëve dhe bazës partiake për të shkuar drejt proceduarave të shkarkimit të presidentit Meta. Janë po ata militantë dhe ajo bazë që na panë me inat kur votuam presidentin. Por unë them që gabimet që kemi bërë dikur mos ti thellojmë duke shkarkuar presidentin dhe e di pse, ta lëmë të shkruajë deri në fund me aq sa mundet teorinë e tij dhe teatrin presidencial. Ne duhet të lëmë që skenën finale të atij teateri ta luajë nga zyra e presidentit’, tha Fino.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.