Gjuzi ironi me socialistët: Nuk kishit tjetër, i dhatë Ilirit nga Skrapari tre poste të mëdha

Deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të japë menjëherë dorëheqjen. Ai tha se zona e Skraparit ka prodhur një person që është bërë edhe president edhe kryeministër edhe kryeparlamentar. Gjuzi sfidoi socialistët duke i pyetur nëse nuk kishte figura të tjera

“Duhet me duru. Kemi ketë fletërrufë. Presidenti duhet të linte mandatin menjëherë kur u gjend në Berat në 2017 në fushatë. Keni bërë manovra. Zoti Ilir, ke vetëm një shans, jep dorëheqjen, nesër është vonë. Krahina e famshme e Skraparit ka prodhur tek një person i vetëm 3 poste të mëdha. T’ju pyes unë jo socialistëve, nuk kishit një tjetër”, tha Gjuzi.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.