Do përsëritet 97-ta? Rama zotohet: Nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori

Kryeministri Edi Rama tha të enjtën në Kuvend se nuk ka asnjë arsye për të patur frikë nga një 97-të e dytë.

Kreu i qeverisë deklaroi se asgjë nuk e lëviz maxhorancën nga zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht se në shumë bashki ka vetëm një kandidat. “Jemi viktimë e zgjedhjes së kundërshtarëve për të braktisur garën”, tha Rama.

“Shumë mund të thonë se ne nuk është se e kemi respektuar aq shumë kushtetutën dhe ligjin. Le të bëhet siç është bërë 30 vjet për të ulur tensionin dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga konflikti civil, vrasjet e njerëzve të pafajshëm dhe një 1997 tjetër? 97 tjetër? Pse? Pse duhet të frikemi dhe të kthehemi mbrapsht dhe të ikim me të kaluarën. Cilat skema piramidale po bien dhe në cilat qytete po shfaqen shenja të kryengritjes popullore dhe në cilat depo NATO do hapë dyert për të shpërndarë armët? Cili është halli I madh që opozita bashkë me grupe të rinjsh me maska gjuajnë me molotov dhe urinojnë në derën e kryeministrisë. Por para se të vijmë nga halli I madh dhe I vërtetë I opozitës që do të zallamahisë gjithë Shqipërinë. Nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori. Jemi të detyruar ta pranojmë si të keqen më të vogël, zgjedhjen fatale për ta lënë me një kandidat garën në disa bashki”, tha Rama





Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.