Deputeti kundër shkarkimit të Metës: Sot kemi parodi në Kuvend

Deputeti Lefter Maliqi është kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Maliqi teksa kërkoi më shumë se tre minuta kohë për të folur për mocionin, akuzoi maxhorancës se po kap të gjitha institucionet.

“Nuk është parë kurrë në historinë e parlamentit të flasim 3 minuta për këtë çështje. Dëgjuam edhe këtë parodi të zotit Balla. Sot shqiptarët do të shohin një parodi. Po kërkoni të kapni të gjitha institucionet. Balla kërkon më të marrë edhe presidentin, edhe kryetarin e KQZ-së. Këto janë skandale, janë turpe, mos do edhe kryetarin KQZ-së të futesh në burg”, tha Maliqi.



Gazeta SHQIP


Comments are closed.