Basha skanon Ramën në pushtet: Janë vrarë me antitank për pazaret  e tij

Lulzim Basha ndodhet në një konferencë për mediat, ku po bën bilancin e kundërshtarit të tij Edi Rama, që prej hyrjes së tij në politikë. Sipas kryedemokratit, Rama është bërë një me krimin, prandaj duhet larguar sa më parë.

“Rama e nisi bashkëpunimin me krimin e organizuar si kryebashkiak i Tiranës. Aty ata pastruan paratë e tyre kriminale. Rama nuk I dha kurrë Tiranës një plan të përgjitshëm urban, sepse kërkonte të ishte vetë ligji dhe maliqi. Janë bërë vrasje me armë dhe antitank në pazarin për të pastruar paratë e drogës dhe krimit për pallatët shumëkatëshe. Me ardhjen në PS, Rama nisi kriminalizimin total. Rama futi në kuvend 19 deputetë kriminelë, me stash në burgjet e Italisë dhe Holandës, për drogë dhe trafik armësh. Pushteti I Ramës u bë nish me pushtetin e kriminelëver. Kriminelët bridhnin dhe bredhin të lirë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Rama në qeveri vijoi me mbushjen e Shqipërisë me hashash. Mijëra njerëz u bënë ushtarë të hashashit. Nga kanabisi kaluan tek heroina, kokaina dhe pastrimin I parave të pista. Të vetmit që çajnë një Shqipërinë e Edi Ramës janë kriminelët dhe një grusht ministrash të korruptuar”, tha Basha.





Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.