Basha: Shkarkimi i presidentit, teatër për të tërhequr vëmendjen. Rama është kapur në flagrancë nga të huajt duke…

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti farsë dhe teatër nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas anulimit të zgjedhjeve, duke thënë se përfundoi vetëm me një rezolutë në parlament. Basha para gazetarëve, tha se Rama po bën një krim kushtetues duke këmbëngulur për 30 qershorin.

“Populli është çuar dhe ka vetëm një qëllim, të rifitojë dinjitetin për të jetuar në këtë vend. kërkesa e parë është largimi i tij dhe krijimi i një qeverie tranzitore dhe ka vënë në skenë një akt për shkarkimin e presidentit. E gjithë seanca e sotme ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga sytë e botës e cila e di se kemi një njeri që ka ardhur në pushtet nga krimi i organizuar.

Farsa e cila u nis për shkarkimin e presidentit përfundoi në rezolutë në një teatër për të shmangur vëmendjen nga vetja. Farsa e cila u nis për shkarkimin e presidentit përfundoi në rezolutë, në një teatër të shkarkimit të Presidentit. Njerëz ë blerë nga krimi, e gjithë logoreja ka një qëllim, të shfokusojë nga svëmendjen e opinionit publik nga faktin që bota e di që ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar, që përfaqëson ilegjitimet”, tha Basha.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.