Zgjidhja e krizës/ Rama fton Metën të negociojnë formulën e ideuar nga “Mamica”

Presidenti Ilir Meta vendosi ççdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh, pasi sipas tij ekzistonte frika për nja përplasje çivile në 30 qershor, të çilën Kreu i Shtetit kishte detyrë ta parandalonte.

Por, për Edi Ramën rikthimi i ’97 që artikulohet prej disa muajsh është thjeshtë një histori me fantazma për të tmerruar popullin, ndaj ai e ka këshilluar Presidentin sot nga Divjaka që ta zgjidhë ndryshe krizën.

“Sa i takon shqetësimit shumë të madh të Ilir Metës do përsërisja një këshillë që i dha Elisa Spiropali, “Mamica”. Shumë e thjeshtë bind Monikën të mos hakërrehet dhe të bindë Saliun të mos ndërsejë Lulin rrugëve dhe ka mbaruar s’ka asnjë problem në Shqipëri”, tha Rama.



Sipas tij, s’janë qindra mijëra njerëz që janë ngritur si në ’97, por janë vetëm 4 vetë.

“Dy kryesorët Ilir dhe Saliu (më fal, më fal Iliri dhe ai tjetri) dhe Monika (fallxhorja) me Artistin dhe e gjitha kjo nuk është furtunë në gotë, por llum në filxhanin e fallxhores dhe një përpjekje e dëshpëruar për të penguar atë që ata se pengojnë dot më, rëformën në drejtësi”, theksoi Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.