Ylli i telenovelave shkon t’i kërkojë dorën të dashurës, babai e vret te dera (Foto)

Një aktor i famshmëm i telenovelave në Amerikën Latine dhe prindërit e tij thuhet se janë vrarë nga babai i të dashurës së 22-vjeçarit, pasi ai refuzonte të pranonte marrëdhënien e tyre.

Aktori brazilian Rafael Henrique Miguel, babai Joao Alcisio Miguel, 52 vjeç, dhe mamaja Miriam Selma Miguel, 50 vjeç, thuhet se kishin shkuar në shtëpinë e të dashurës së tij adoleshente Isabella Tibcherani për të diskutuar me prindërit e saj për romancën e tyre.

18-vjeçarja thuhet se i ka mirëpritur ata në shtëpinë e tyre, në zonën e Pedreira të qytetit të Sao Paulos. Por babai i saj, Paulo Cupertino Matias u shfaq në befasi i armatosur me një armë dhe vrau tre mysafirët në derë.

Tani ka nisur një kërkim për të gjetur Matias – i cili sipas raporteve lokale ishte i fiksuar pas vajzës së tij. Hetuesit zbuluan se ishte i pakënaqur për marrëdhënien e vajzës së tij me aktorin e njohur.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.