VIDEO/ Paqe pas përplasjes, ja momenti kur Rama dhe Meta shtrëngojnë duart

Festimet për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës që po mbahen në Prishtinë kanë bërë bashkë sot kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Dy krerët e shtetit kanë shtrenguar duart në Prishtinë, në ceremoninë ku ishte i pranishëm presidenti Bill Clinton, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright dhe zyrtari i DASH, Palmer.

Ka qenë kryeministri që i ka zgjatur dorën Metës, i cili ishte i ulur në rreshtin e parë.



Pas përplasjes, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart në Prishtinë

Pas përplasjes, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart në Prishtinë

Publiée par Gazeta Shqip sur Mercredi 12 juin 2019

Por pavarësisht shtrëngimit të duarve, Kadri Veseli është futur në mes të presidentit dhe kryeministrit, ndërsa në cep qëndrote zyrtari i DASH, Palmer, i cili pak ditë më parë kërcënoi hapur opozitën se do shpallet “non grata” në SHBA, nëse do ketë dhunë në protesta.

Gazeta SHQIP

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.