Urdhëroi vrasjen e ish-policit Artan Cuku, Gjykata greke refuzon ekstradimin e Bledar Jambellit

Gjykata e Lartë greke ka refuzuar të ekstradojë në Shqipëri shtetasin shqiptar Bledar Jambelli i akuzuar si njeriu që urdhëroi vrasjen e ish-policit Artan Cuku në derën e shtëpisë së tij 2 vjet më parë.

Kryekomisar Artan Cuku u vra për shkak të detyrës më 8 prill 2017.

Mikel Shallari, ekzekutori i krimit u dënua me 10 vite burg pasi pranoi të bashkëpunonte për të treguar se kush ishte porositësi dhe ndërmjetësi.

“Krimi është porositur dhe kryer në bashkëpunim me të pandehurit, Bledar Jambelli, dhe Kristaq Leci. Mikel Shallari nuk ka pasur njohje me viktimën, ndaj e vetmja mundësi është shpjegimi i tij se krimi është porositur kundrejt pagesës dhe përfitimeve të tjera, nga Jambelli dhe Leci, për shkak të ndalimit të Bledar Jambellit dhe mbajtjes në Paraburgim nga 7 dhjetori 2012 deri më 7 qershor 2014. Fakt për të cilin ai ngarkonte me përgjegjësi viktimën. Pra krimi lidhet me detyrën që kryente viktima si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës në ato vite“, u konkuldua nga krimet e Rënda.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.