Top Story në familjet ku u prekën nga tërmeti në Korçë, si u “shkund” Floqi

Nga verifikimi i bërë në 3 fshatrat Floq, Qafëzezë dhe Vidohovë, rezultojnë mbi 300 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë.

Top Story ka udhëtuar drejt fshatit Floq për të parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti.

Në shtëpinë e Rahmi Ramollit jetojnë 5 anëtarë të familjes. Rahmiu 59 vjeçar me sytë e përlotur tregon tmerrin që ka përjetuar ai dhe familja e tij në orët e para të mëngjesit të të shtunës.



“Kjo është gjendja e shtëpisë sime, e përbërë prej 5 banorësh, me kryefamiljarë babain tim, që është në moshën 88 vjeç. Urdhëroni brenda të shikoni gjendjen. Në shtëpi ndodhesha unë babai dhe nusja me djalin. Babain e nxori djali në krah. Ne shpëtuam por gjendja e shtëpisë është kjo që shihni. Flejmë në çadrat kun a ka strehuar Bashkia e Korçës”, tregon Rahmi Ramolli, banor i Floq.


Comments are closed.