Tentoi t’i vjedhë automjetin shtetasit nga Paskuqani, hajdutit i gjenden edhe …

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale  “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparatet celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.





Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për veprën penale “Vjedhja”.





Comments are closed.