Tallet keq Rama: Në 8 qershor ktheu filxhanin Mona, Ilirit i doli gjarpri që…

I papërmbajtshëm ka qenë sot kryeministrit Edi Rama në takimin elektoral në Divjakë, nga ku i është përveshur Presidencës dhe LSI-së.

Sa i përket vendimit të Metës më 8 qershor për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe telefonatës për Lulzim Bashën të cilit i kërkoi të ndalte protestën te Parlamenti se mund të shkaktonte trazira në vend, Rama tha se ky ishte një parashikim i fallxhores Monika.

“Nga filxhani i Monikës ka dalë një 30 me kokë poshtë dhe madje në datë 8 ka dalë një gjarpër që do hante koka dhe doli ky e tha ndaloni. Ja këto janë agjencitë ligjzbatuese të Presidentit”, tha Rama me ironi për Metën.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.