Si lindi PS në ’91? Vajza e Agollit nxjerr detajet sekrete: Kush rreh gjoksin…! (Foto)

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot ditëlindjen e saj të 28-të dhe urimet nuk kanë munguar. Ndonëse në mungesë të të ndjerit Dritëro, nga familja Agolli ka ardhur urimi për festën e partisë që drejton vendin nga e bija e poetit të madh, Elona Agolli.

Disi kritike për ata që sot rrahin gjoksin, por asokohe tentuan edhe ta refuzonin ndryshimin e emrit nga PPSH në Partia Socialiste, Elona kujton rolin jetik të të atit për të formuar frymën e re në kongresin e dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë, ku  ndryshoi komplet rrjedha e historisë së kësaj force politike.

Pikënisjen për t’u shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha, kongresit ia dha fjala e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i cili me kurajo hodhi poshtë raportin e kongresit.



Vajza e njeriut të letrave shqipe, ka kujtuar këtë moment duke përcjellë disa detaje të panjohura më parë.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura”, kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara, dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. Sot , nga më të shumtët socialistë, kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste. Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im, përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore. Ndoshta, pasi siç thoshte me të qeshur: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën”, shkruan Elona Agolli, duke ndarë edhe shënime të Dritëroit.




Comments are closed.