Shtyrja e zgjedhjeve/ Rama zbulon hallin e madh të Ilir Metës: Ja ku fle lepuri!

“Frika nga reforma në drejtësi që mund të prekë këdo pas çeljes së negociatave i ka bërë ata bashkë në një front kundër saj”. Ky ishte argumenti kryesor që kryeministri Edi Rama përdori në Divjakë për të bindur popullin se pse vendimi i Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit është e gabuar.

Sipas Ramës, “akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur plotësisht të gjithë planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri”.

“Nesër do të kemi më shumë kohë të flasim për këtë në Kuvendin e Shqipërisë. Por, në 30 qershor sado shkojmë në votime thjeshtë për të zgjedhur kryetarët e bashkive, apo për një proces ku do të dalin këshillat e rinj bashkiakë. Në 30 qershor për shkak të asaj që po zhvillohet në sfondin e kësaj fushate, për shkak të atij plani destruktiv në dëm të Shqipërisë dhe në dëm të të ardhmes tonë, populli do të vendosë përfundimisht ndarjen e 30 vjetëve të shkuara me 30 vitet e ardhshme”, tha Rama.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.