Seks me nxënësin 13 vjeç kur burri ikte për peshk, dënim ekzemplar mësueses (Foto)

Një mësuese nga Arizona e SHBA është shpallur fajtore pasi u vërtetuan akuzat që ajo kishte kryer marrë dhënie seksuale me një nxënës të mitur, vetëm 13 vjeç.

Mësuesja 28-vjeçare raportohet se ka kryer më shumë se një herë marrëdhënie me djalin.

Të martën, Brittany Zamora u shpall fajtore për akuzat, “marrëdhënie seksuale me një të mitur”, “ngacmim i një të mituri” si dhe “sjellje seksuale në publik”.



Zamora, e cila u jepte mësim nxënësve të klasës së gjashtë, u vu në pranga në mars të vitit 2018, ndërsa gjykata e dënoi me 30 vite burg.

Ajo u akuzua se kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me të miturin në një klasë, dhe në një rast para një nxënësi tjetër, të cilit i ishte caktuar detyra që të ruante.

Lidhja e tyre e fshehtë u zbulua nga prindërit e djalit të cilët kishin një aplikacion në telefonin e tyre që i lejonte të monitoronin mesazhet e adoleshentit. Gjatë gjyqit u mor vesh se Brittany dhe i mituri takoheshin bashkë ose në shkollë ose në makinë, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte për peshkim.





Comments are closed.