Rrëfimi i deputetit/ Rama i çoi 7 letra Bashës, Meta 8 për Klementin e KQZ

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në studion e “Top Talk” në Top Channel tha se vendimi i Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve ishte pak a shumë si një letër nga ato të Ramës dërguar Bashës.

I bindur në qëndrimin e tij, Murrizi tha se letrat e Ramës ishin publike, ndërsa kjo me numrin 8 e Metës për KQZ ishte thuajse e papritur fare.  “Ata ulen për dreka e darka” – tha Murrizi, duke shfaqur ironinë e tij se këtë e bëjnë për mirëqënien e popullit.

Murrizi nuk kurseu akuza ndaj tre krerëve të lartë të Politikës shqiptare. Meta, Rama dhe Basha janë të tre në tavë dhe nuk ulen dhe as nuk duan të bëjnë reformën zgjedhore – tha Murrizi, ndërsa la të kuptohej se asgjë nuk është bërë perfekte dhe pritet që kjo të ndodhë në 30 qershor, pa shprehur qartësisht qëndrimin nëse ishte po apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë datë të dekretuar nga Meta dhe të çdekretuar të shtunën e javës që kaloi.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.