Refuzuan dekretin e Metës, merren në mbrojtje nga Garda 4 anëtarët e KQZ

Për katër anëtarët  e mbetur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas largimit të kryetarit Klement Zguri janë vendosur në dispozicion truproja nga njësia speciale e policisë.

Mësohet se kërkesa për t’u marrë në mbrojtje është bërë në Ministrinë e Brendshme nga vetë katër anëtarët e KQZ, e pas kësaj atyre u janë vënë në dispozicion truproja që i mbajnë nën mbikëqyrje.

Kështu në mbrojtje janë vënë nënkryertari Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë, sot KQZ do të vijojë me mbledhjen e radhës, sipas rendit te punës në kuadër të procesit zgjedhor te 30 qershorit. Në mungese të kryetarit Klement Zguri, mbledhjen e drejton Denar Biba.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.