Ramës s’i del inati, “thumbon” në Instagram: Kujt i besoni Metës apo… (VIDEO)

Sot në Prishtinë pati me të vetëm një shtrëngim të ftohtë duarsh dhe më pas shpërfillje, madje duke i kthyer edhe shpinën, si për të treguar se marrëdhënia mes tyre është ftohur tej mase pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Por, Edi Ramës duket se nuk do i dalë lehtë inati me lëvizjen surprizuese të Metës, pasi përveç shpërfilljes vazhdon ta thumbojë në rrjetet sociale.

Dhe sot ka zgjedhur Instagramin, ku ka ndarë një videomontazh, ku nga njëri krah është Meta që flet në konferencën për media të 8 qershorit e thotë se nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin e tij, ndërsa në krahun tjetër flet Presidenti i KE, Jean Claude Juncker.



 

View this post on Instagram

 

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, dëgjohet të thotë Presidenti Meta.

Ky i fundit tha dje nga Brukseli se zgjedhjet duhet të mbahen në 30 qershor, përndryshe do të ketë pengesa në rrugën e integrimit në BE.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, shprehet Juncker.

Dhe, kryeministri Rama i vendos në peshore të dyja deklaratat duke pyetur shqiptarët se “kujt i besojnë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.