Rama-opozitës: Me molotovët e mbetur hidhni veten në erë!

Kryeministri Rama ishte tejet i prerë në qëndrimin e tij, jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për opozitën në tërësi. Sipas tij, ka ikur koha që “Plaku me tespie”, duke iu referuar Sali Berishës të bërë ccfarë t’I dojë qejfi edhe pas 30 vjetësh, duke e mbajtur peng Shqipërinë e duke bërë lojëra politike në kurriz të shqiptarëve, në disa raste edhe me socialistët.

Shefi i qeverisë shqiptare, që vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, duke iu referuar opozitës tha se pas kësaj date me molotovët e mbetur, opozita të hedhë veten në erë.

Rama tha se opozita dhe presidenti kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. “Por, reforma do të ndodhë dhe në burg do përfundojnë të gjithë ata që prekin procesin zgjedhor” – tha Rama, ndërsa shtoi se “pasi të dalin nga burgu nuk shkojnë dot më as në Itali, Gjermani e Francë, se në Amerikë jo e jo, sepse qëndrimet e tyre kanë qenë të qarta për zgjedhjet”.



Duke iu referuar edhe vizitës së tij në Bruksel, Rama tha se ndërkombëtarët e thanë qartë fjalën e tyre, se mosbërja e zgjedhjeve e kthen Shqipërinë shumë hapa pas dhe pengon proceset integruese, teksa iu referua edhe deklaratës së Presidenti Europian Junker.

Për Ramën, pas 30 qershorit mbërrin një tjetër epokë; ajo e nënshtrimit të të gjithë politikanëve që zbatojnë ligjin dhe që në raste të shkeljes së rregullave të marrin dënimin njëlloj si ccdo qytetar në këtë vend.





Comments are closed.