Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rama dhe Meta ‘ulin shpatat’, ja takimi që bashkon kryeministrin dhe presidentin

Situata politike në Tiranë është mjaft e tensionuar. Shtyrja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta e ka thelluar edhe më shumë përplasjen, pasi socialistët kanë nisur precedurat për shkarkimin e tij.

Por duket se sot do të kemi paqe, të paktën për disa orë, pasi presidenti dhe kryeminsitri do të jenë bashkë në Prishtinë.

Ata do të marrin pjesë në veprimtaritë publike për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku do të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton.

Mësohet se dy liderët e shtetit janë nisur veç e veç për të marrë pjesë në ceremoninë solmne.

Do të jetë interesante të shihet se cila do të jetë sjellja e tyre pak orë pas përplasjes, por ‘Klinton’ ja ka dalë të sjellë paqen e përkohshme.

Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore