“Presidenti u çmend”, Rama betohet në emër të popullit: Nuk e tolerojmë më!

Kryeministri Edi Rama ka qenë tepër i ashpër në tubimin elektoral që ka zhvilluar sot në Divjakë, nga ku e ka sulmuar drejtpërdrejtë Presidentin Ilir Meta pas vendimit të këtij të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe firmos”, tha Rama

Sipas kryeministrit, nëse bota të hynte në logjikën e Ilir Metës që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej s’do kishte më shtet, s’do kishte më drejtim por do bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe”.

“Kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, një vepër papërgjegjshmërie dhe një vepër që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet, Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e presidentit të Republikës për sa kohë që fuqia e popullit sovran është te Parlamenti dhe përsa kohë që Parlamenti ka jo vetëm të drejtën por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet”, tha Rama duke lënë të kuptohet se do t’i shkojë deri në fund nismës për shkarkimin e Metës.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.