Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Presidenti bën selfie nga Kukësi, pi kafe buzë liqenit: Krenar për këtë qytet

Presidenti Ilir Meta është ndalur sot për një kafe në Kukës, duke kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa përgëzoi qytetarët e Kukësit për mikpritjen madhështore.

Kreu i shtetit po udhëton drejt Kosovës, ku do marrë pjesë në veprimtaritë publike për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku do të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton.

“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, shkruan Meta.

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore