“Plaku Mere, tespiet po i bën lak në kokën e Shqipërisë”, zbardhet plani destruktiv i opozitës

Në takimin elektoral në Divjakë, kryeministri Edi Rama gjeti kohë të merrej edhe me Sali Berishën, duke e akuzuar se është ai skenaristi i planit destruktiv për shkatërrimin e persepktivës evropiane të Shqipërisë për shkak të frikës nga reforma në drejtësi.

Rama theksoi se Berisha kontrollon Metën, Bashën dhe Kryemadhin, ndaj “populli do të vendosë në 30 qershor se asnjë grup politikanësh dhe asnjë politikan i vetëm nuk mund të zhbëjë të drejtën demokratike”.

“Në 30 qershor populli duhet t’i japi një mësim përfundimtar atyre që janë mësuar keq. Atij Plakut të Marrë që i ka mbledhur kokat boshe të udhëheqjes së opozitës si kokrrat e tespieve të Plakut Mere dhe kërkon t’i kthejë tespiet në lakun në kokën e Shqipërisë siç ka bërë në këto 30 vite. Pas 30 qershorit, duhet të vulosim se kush do të qeverisë duhet të fitojë zgjedhjet, ndërsa kush humbet duhet të ulet aty dhe të bëjë opozitë. Kërcënimet duhet të mbarojnë njëherë e mirë, ose kush do ti përsërisë në të ardhmen duhet ta dijë se është e kotë, se çojnë vetëm në vetëvrasjen politike të atyre që dalin në rrugë”, tha Rama.







Comments are closed.