Pasaportat diplomatike/ Vendim i ri i Qeverisë, ja kush ndëshkohet

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për të gjithë mbajtësit e pasaportave diplomatike. Pas urdhrit për daljen e një numri të madh jashtë vlefshmërisë, Qeveria me një vendim të datës së sotme ka miratuar kriteret e reja të pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit.

Në vendin thuhet se pasaporta duhet të dorëzohet Brenda 45 ditëve nëse ligji nuk ka përcaktime të tjera.

Ja vendimi i plotë i Qeverisë:

  1. Pasaportat diplomatike dhe të shërbimit u lëshohen personave që u lind kjo e drejtë sipas parashikimeve ligjore apo nga ky vendim.
  2. Për qëllime të këtij vendimi, “pasaportë diplomatike apo shërbimi” është dokumenti i udhëtimit që vërteton identitetin dhe shtetësinë shqiptare të mbajtësve të saj dhe që lëshohet për kategoritë e përcaktuara në lidhjen 1 “Pasaportat diplomatike” dhe lidhjen 2 “Pasaportat e shërbimit”, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
  3. Në rastin kur mbajtësi i pasaportës diplomatike apo shërbimit lë funksionin për të cilin është pajisur me këtë pasaportë, ajo duhet të dorëzohet brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve kalendarike pranë ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.
  4. Institucionet publike njoftojnë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dorëzimi i detyrës, ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme për datën dhe emrin e subjektit që ka lënë funksionin, për të cilin është pajisur me pasaportë diplomatike apo shërbimi.
  5. Pasaportat, të cilat nuk dorëzohen sipas afatit të përmendur në pikën 3, shpallen të pavlefshme nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme.


 

  1. Për pasaportat diplomatike apo të shërbimit të shpallura të pavlefshme sipas pikës 5, të këtij vendimi, ministria përgjegjëse për punët e jashtme njofton brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh kalendarike të gjitha misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë të akredituara jashtë vendit dhe misionet e huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë për pavlefshmërinë e pasaportës së padorëzuar.
  2. Njoftimi i përmendur në pikën 6 i përcillet, gjithashtu, Departamentit për Kufirin e Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili urdhëron të gjitha pikat e kalimit kufitar për moslejimin e daljes jashtë shtetit të mbajtësit të pasaportës diplomatike apo të shërbimit, për bllokimin e pasaportës dhe kthimin e saj në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme.
  3. Në rastin kur mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit e humbet atë gjatë periudhës, gjatë së cilës e gëzon këtë të drejtë, ripajiset me pasaportë të re, vetëm pasi institucioni përkatës të ketë dërguar në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme:
  4. a) kërkesën për ripajisjen me pasaportë diplomatike ose shërbimi;
  5. b) deklaratën e personit ku sqaron rrethanat e humbjes;
  6. c) denoncimin pranë autoritetit përgjegjës në Ministrinë e Brendshme ku të jetë konfirmuar se humbja e kësaj pasaporte iu është bërë e njohur të gjitha pikave të kalimit kufitar;

ç) denoncimin para autoritetit përgjegjës në shtetet e tjera ose misionin diplomatik apo konsullor të Republikës së Shqipërisë në një shtet tjetër për humbjen/vjedhjen e kësaj pasaporte.

 

  1. Ngjyra e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit është e ndryshme nga ajo e pasaportave të zakonshme.
  2. Formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020.
  3. Procedura dhe dokumentet që paraqiten për aplikim për pasaportë diplomatike apo shërbimi përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për punët e jashtme.
  4. Institucionet publike mbulojnë nga buxheti i tyre kostot për pajisjen me pasaportat diplomatike apo të shërbimit të funksionarëve të tyre.
  5. Vendimi nr.335, datë 2.9.1997, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi”, dhe aktet e tjera ndryshuese në zbatim të tij shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
  6. Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.
  7. Ngarkohen ministria përgjegjëse për punët e jashtme, ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe institucionet e tjera publike, zyrtarët apo subjektet e të cilave pajisen me pasaporta diplomatike apo shërbimi sipas këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 


Comments are closed.