Pamjet tronditëse, nëna hedh në kazanin e plehrave fëmijën e sapolindur dhe largohet

Ky është momenti tronditës kur një nënë hedh fëmijën e saj të sapolindur në një kazan plehrash para se të largohet me motor. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tajlandë.

19-vjeçarja e identifikuar si Waraporn solli në jetë fëmijën të mërkurën në apartamentin e saj në Samut Prakan. Por shpejt kërkoi një vend për ta braktisur fëmijën.


Kamerat e sigurisë kapën momentin kur gruaja mban fëmijë në krahë dhe më pas e lë në një kazan plehrash.

Waraporn pastaj largohet me motor.

Fëmija u la në nxehtësi për rreth katër orë derisa një burrë erdhi për të mbledhur mbeturinat dhe e gjeti foshnjën ende gjallë brenda një qese gri.

I porsalinduri ishte i mbështjellë me një peshqir dhe kishte akoma të ngjitur në trup kordonin e kërthizës.

Nëna u gjet duke vuajtur nga dhimbjet e paslindjes dhe me gjakderdhje. Ajo u dërgua në spital ku edhe pranoi se braktisi fëmijën.

Waraporn tha se kishte katër fëmijë dhe nuk mund ta përballonte një të pestë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.