Opozita, e gjitha në rresht të diskutojë me Metën skenarin e 30 qershorit (Foto)

Presidenti Meta nis takimet konsultative për një datë të re zgjedhjesh, pas anulimit po me firmën e tij të 30 qershorit. Të gjithë kryetarët e partive aleate “një e nga një” kaluan pragun e Presidencës, atje ku në një tryezë do të shpalosin të gjitha pretendimet që ata kanë lidhur me zgjedhjet, skenarin e mundshëm opozitar, por pse jo edhe nisjen e procedurave të shkarkimit të Presidentit.

Burime thanë se një pikë e diskutimeve do të jetë edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që aktualisht është duke marrë vendime, lidhur me zgjedhjet. Çfarë pritet të dalë nga këto takime nuk dihet qartësisht, por burime të ndryshme nga

Brenda partive politike thonë se në fund, kur Meta të jetë takuar edhe me Bashën dhe një grup të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ketë ndoshta një deklaratë të qartë për opsionet e mundshme, edhe pse vetëm opozita nuk toleron në asnjë prej pikave të saj, ndër më kryesorja largimi i Edi Ramës si kryeministër.







Comments are closed.