“Një kamerier shqiptar u ul në gjunjë për të më falënderuar” – Bill Clinton zbulon momentin emocionues

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, teksa ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë zyrtare të shënimit të 20 vjetori të lirisë së Kosovës, ka ndarë një moment jashtëzakonisht të veçantë që i kishte ndodhur teksa ishte duke qëndruar në një hotel diku në SHBA.

Ai ka treguar se si një kamarier shqiptar, i kishte rënë në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën.

Clinton ka thënë se këto lloj momente i ndodhin çdokund, megjithatë thotë se një i tillë me kamerierin shqiptar ishte gjëja më e mrekullueshme që i kishte ndodhur pas 19 vjetësh që kishte lëshuar Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Express.



“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.




Comments are closed.