Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Një ’97 e dytë ?! Rama i përvishet Saliut e medias: Kazani po tmerron popullin me fantazma!

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për tezën e artikuluar gjerësisht në media por edhe nga vetë Presidenti Ilir Meta për rrezikun që i kanoset vendit nga një ’97 e dytë nëse zgjedhjet bëhen monopartiake.

Për këtë tezë, Rama i është përveshur medias duke rikthyer etiketimin epik të tij, “kazan”. Bashkë me median ai fajëson edhe Sali Berishën se po tundin si flamur për fitoren e tyre një fantazmë si ’97, për të tmerruar popullin.

“Kazan ishin kazan do mbeten dhe kazan do jenë. Që përpiqen çdo natë të tmerrojnë duke thënë se do ndodhi një ’97 e dytë. Cilit popull i janë djegur pasuritë e jetës. Kush është sot në rrugë duke kërkuar djersën e humbur. E kundërta është e vërtetë, ata që shkaktuan ‘97, janë aq të dëshpëruar sa ju gënjen mendja se mund të tundin para popullit fantazmën e ‘97 dhe ju gënjen mendja se do tmerrojnë njerëzit”, tha Rama.

Sipas tij, “Saliu e ka treguar se është i gatshëm ta çojë deri në zjarrëvënie politikën”.

“Në fakt dëshpërimi i tyre dhe gjithë kjo fantazmë frike që sjellin vërdallë nëpër TV, kanale portale, tregon se janë të mbaruar. Në 30 qershor shqiptarët do të votojnë se s’ka si të ketë ‘97”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore