Nga epoka e akullnajave/Gjendet e paprekur koka 40 000 vjeçare e një ujku (FOTO)

Shkencëtarët kanë zbuluar kokën e një ujku të madh të epokës së akullnajave. Kafsha e egër ka ende dhëmbë dhe lëkura është e mbuluar nga qimet, sikur të kishte ngordhur dy ditë më parë. Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se koka është 40 mijë vjeçare.

Bisha, me trurin e saj të paprekur u gjet e ruajtur në nëntokën e ngrirë, në rajonin e Yakutia në Siberi.

Koka është sa dyfishi i madhësisë së kokës së pasardhësit të tij modern, ujku gri.

Ajo u zbulua mbi Rrethin Arktik nga Pavel Efimov në verën e vitit 2018, pranë lumit të largët Tirekhtyakh, por gjetja u zbulua vetëm tani.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.