Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Në tryezë me Metën/ Zbardhen kërkesat e Bashës, ja çfarë duam!

Presidenti Meta do të nisë këtë pasdite takimet e tij me partitë politike, në kuadër të zgjidhjes së krizës. Edhe pse për socialistët, kjo duhet të kishte ndodhur përpara vendimit ekstrem për anulimin e datës së zgjedhjeve. Kreu i shtetit do të nisë takimet me partitë e vogla, aleatë të opozitës.

Pikërisht për këtë arsye, Lulzim Basha zhvilloi një takim gjatë mesditës me Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Agron Dukën, Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin. Ai u tha porosi të qarta atyre se çfarë duhet të dialogojnë dhe se çfarë nuk duhet të pranojnë.

Takimi përflitet se do të jetë për datën e re të zgjedhjeve. Por a do të bien dakord palët?! Basha u kërkoi aleatëve të mos lëshojnë asgjë në raport me Edi Ramën.

Kreu demokrat Lulzim Basha e ka bërë të qartë se opozita nuk do të dialogojë me qeverinë dhe se e vetmja rrugë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira është largimi i kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër edhe vetë Rama nuk ka pranuar të heqë dorë nga asgjë, aq më tepër që edhe në zyrat e Brukselit, Berlinit dhe Uashingtonin zgjedhjet janë kushtetuese dhe si të tilla duhet të mbahen. Duke përdorur pikërisht këto zëra ndërkombëtarësh pro tij, Rama nuk heq dorë, pavarësisht nga çdekretimi i datës nga Presidenti Meta.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore