Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Mos shko në Francë/ Ja pse është e pamundur të fitosh azil!

50 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme nga Franca. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze. Ky operacion kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t?u punësuar në vendet e BE-së

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5-mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.

Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore