Meta me grupimin e djathtë vendos datën e zgjedhjeve vendore

Pas vendimit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Ilir Meta nis sot pasdite konsultimet me partitë për datën e re të zgjedhjeve.

Sot në orën 19:00 presidenti do të takohet me partitë e grupimi të djathtë.

Burime nga presidenca konfirmojnë se: “Presidenti Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para sot në ora 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosove ku Presidenti Meta do te marre pjese ne festimet e 20-vjetorit te çlirimit te Kosovës”,

Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.