Lajm i fundit/ Ramën nisin ta ‘tradhtojnë’ aleatët, ja kush i shkon në zyrë Metës

Pas një takimi që zgjati jo më shumë se 30 minuta në Presidencë, midis Kreut të Shtetit Ilir Meta dhe aleatëve të Lulzim Bashës, drejt zyrës së tij ka shkuar edhe një aleat i Ramës.

Mësohet se pak minuta më parë ka hyrë në Presidencë, kreu i PDS Paskal Milo. Ai është kryetari i parë i një partie të majtë që shkon për konsultë me Metën sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërkohë, vlen të theksojmë se Paskal Milo e ka regjistruar PDS në zgjedhje si pjesë të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, ku pjesën e luanit e ka PS-ja e Edi Ramës.

A është vizita e tij e sotshme tek Meta, shenjë e një tradhtie ndaj Ramës?





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.