Kushërira i afron Metës ditën e gjykimit: Ja kur është gati Gjykata Kushtetuese!

Gjatë rubrikës “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj foli edhe për mocionin që do të zhvillohet nesër nga Parlamenti e daljen më pas me një rezolutë politike për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Sipas saj, në këtë pikë është arritur si pasojë e veprimeve të Metës.

“Mocioni me debat në Parlament nuk është këmbëngulje për ta shkarkuar, vjen si rezultat i dekretit të Presidentit. Kuvendi nesër me rezolutë do marrë një vendim politik duke vlerësuar se me dekretin e Presidentit ka shkelje Kushtetuese. Janë një sërë procedurash për të shkuar më pas deri tek shkarkimi. Por ju them që shkarkim i tij nuk është qëllim, nuk ka qenë objektiv, është pasojë e një veprimi të kryer nga Presidenti. Unë e shikoj kaq të thjeshtë.

Më tej ministrja ka shtuar se nëse shkarkohet nga Kuvendi, vendimi do kalojë përmes Kushtetueses.

“Për shkarkimin e tij do të duhet të japë vendimin Gjykata Kushtetuese. Ajo është në procesin ku po verifikohen nga KED anëtarët e saj e më pas do të përzgjidhen. Deri në fund të korrikur do të mund të plotësohen vendet vakante”.

Kujtojmë se ministrja Gjoni, sipas një deklrate të bërë nga Monika Kryemadhi në Kuvend, rezulton të jetë kushërira e Presidentit Ilir Meta dhe tonet e ashpra me të cilat e gjykon duken disi absurde.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.