‘Kush e provon do të….’, zotohet Petrit Vasili: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është zotuar se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ai deklaroi nga studio e news24 se kjo çështje i takon presidentit dhe kush guxon të organizojë zgjedhje do të përgjigjet para ligji. Ai kërcënoi edhe anëtarët e KQZ.

“Më 30 qershor në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Presidenti ka marrë vendim. Këto janë çështje që i takojnë presidentit. Kushdo që ndërmerr aktin do të përgjigjen sipas ligjit. Të parët do të përgjigjen anëtarët e KQZ. Nuk mund të vendosin ata për datën e zgjedhjeve. Kemi një dekret të presidentit dhe nuk e luan dot askush. Shqiptarët e dinë shumë mirë se po organizohet puç kushtetues”, tha Vasili.



Gazeta SHQIP


Comments are closed.