Kryebashkiakët e PD dhe LSI nuk do të dalin nga zyra/Analisti zbulon skenarin pas 30 qershorit

Analisti Armand Shkullaku në emisioni “Opinion”  për krizën politike në vend ka deklaruar se në 30 qershori nuk do të ketë zgjedhje.

“Rama nuk shkon dot në zgjedhje, nuk shkon në zgjedhje me Denar Bibën (nënkryetari KQZ). Se nëse nesër bëhen zgjedhjet dalin me kryebashkiakët e LSI dhe PD dhe thonë nuk dalim nga zyra, sepse s’ka datë pas vendimit të Presidentit”, u shpreh ai.

Një ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor.

Ndërsa sot në orën 19:00 presidenti Ilir Meta do të zhvillojë takime me partitë e qendrës së djathtë për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.