“Keni 30 minuta kohë për t’u larguar nga Prizreni”/Pamjet e rralla tregojnë oficerin e NATO-s teksa kërcënon serbët (VIDEO)

Kosova është duke shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj, përkatësisht futjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Një veprim i tillë i aleatëve, kishte ardhur pas sulmeve ndaj caqeve serbe, sulme që kishin zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe luftës së UÇK-së, të cilat kishin sjellë edhe atë që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Kështu, për të kujtuar këtë ditë të shënuar, këto ditë në Kosovë kanë ardhur edhe njerëzit kryesorë që kishin marrë një vendim të tillë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ish-shefi i NATO-s, Ëesley Clark dhe jo vetëm.



Dhe kur flasim për ato ditë, nuk mund të harrojmë edhe momentin kur një oficer i NATO-s u kishte dhënë 30 minuta afat, forcave serbe për t’u larguar nga Prizreni.

Bëhet fjalë për një video të publikuar në rrjetet sociale, ku thuhet se shihet momenti i futjes së forcave të NATO-s në Prizren – më 13 qershor 1999.

Siç shihet aty, në një moment, një ushtar, me gjasë ndonjë oficer gjerman i NATO-s u jep afat forcave serbe që të largohen nga Prizreni.

Dhe afati për largim nuk është hiç më i gjatë se 30 minuta.

Madje, pas një bisede, ai ua rikujton atyre se “tanimë u kanë mbetur vetëm edhe 28 minuta”.

Kur Oficeri i NATO-s u kishte dhënë 30 minuta afat forcave Qetnike Serbe për tu larguar nga Prizreni! Shprendaje!

Publiée par UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës sur Vendredi 29 juillet 2016




Comments are closed.