Ish-ministri i brendshëm i PD me gradën kolonel flet nga Amerika

Ish-ministri i Partisë Demokratike për disa muaj gjatë vitit 1997, Dritan Demiraj, i zhvendosur prej kohësh në Amerikë ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të shkruar disa reshta për 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai përmend edhe disa prej djemve të mirë të Kosovës, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe emrat e Klinton dhe Toni Blair, për ndihmën dhe kontributin e jashtëzakonshëm.

Ja postimi i plotë në Facebook i Dritan Demiraj

Te nderuar bashkekombas te Kosoves!

Deshiroj me gjithe zemer t’ju uroj me rastin e 20 vjetorit te hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove, Gezuar Lirine e fort merituar.

Ne daten 12 qershor 1999 forcat ajrore amerikane dhe te NATOs, pas një beteje ajrore 90 ditore kundër forcave te ushtrise vrasese dhe njesive cetnike te Sllobodan Millosheviçit, u futen ne Kosove si forca çlirimtare, duke detyruar te largohen me bisht nen shale forcat pushtuese serbe.

Djemte me te mire te Kosoves nen shembullin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, se bashku me heronjte Zahir Bajaziti, Muje Krasniqi, Luan Haradinaj, Ilir Gonushevci, Gjeneralet Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, etj nisen organizimin e armatosur dhe luftuan me trimeri te jashtezakonshme kunder masakrave dhe gjenocidit te njesive serbe.

Vetëm ne konfliktin e fundit si pasoje e spastrimit etnik u zhvendosen nje milion shqiptare, u vranë 11 mije te tjere, u zhduken 2 mije shtetas dhe rane ne fushen e betejes mbi 2200 luftëtare te lirisë.

Padiskutim qe edhe Shqiperia ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem, duke krijuar te gjithe infrastrukturen e nevojshme per stervitjen e UCK-se dhe ndihmese ne cdo fushe tjeter, por ndihmen me te madhe padiskutim qe e dha Presidenti i SHBA-ve zoti Bill Klinton, Kryeministri Tony Blair, Gjenerali Ëesley Clark, etj te cileve Kombi Shqiptar do te jete perjetesisht mirenjohes.

Me kete rast uroj përzemërsisht qytetaret e Kosovës, qeverine e saj nen drejtimin e Kryeministrit patriot Ramush Haradinaj, duke shpresuar qe dhe Kosova ti bashkohet sa me pare Aleances Atlantike, duke kontribuar per paqen dhe sigurine kudo ne me forcat e saj te armatosura.

God Bless Amerika and President Bill Clinton.

God Bless Albania and Kosovo.

D.D. USA.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.