I nxehti afrikan/ Të enjten 40 gradë, ja zonat me rrezikshmëri të lartë

Nga e premtja, rajonet qendrore të Italisë dhe Sardenja përgatiten për temperatura që mund të mbërrijnë sipas sinoptikanëve nga 38 deri në 40 gradë Celsius, por në disa rajone të vendit, janë përballur ndërkohë me stuhi.

Fundjava do të sjellë praktikisht valën e parë të të nxehtit të mirëfilltë afrikan, thotë shtypi vendas, dhe më i prekur do të jetë jugu ku mund të zgjasë përgjatë gjithë javës së ardhshme.



Ndërkohë në Lecchese dhe Valtellina është dhënë alarmi nga moti i keq dhe vërshimi i ujrave pas stuhive të dhunshme të mbrëmjes së kaluar. Në zonën e Lecco-s, siç thotë Corriere della Sera, janë evakuar disa shtëpi e biznese.

Shqetësuese paraqitet situata në Val Varrone, ku autoritetet i druhen shëmbjes së një dige. Në disa zona të prekura, ka pasur edhe vështirësi në qarkullimin e trenave.

Ndërkohë ka qenë maksimal mobilizimi i skuadrave zjarrfikësve, karabinierëve, ndërsa është vlerësuar shumë dhe ndërhyrja e mbrojtjes civile me qindra vullnetare. Sipas ekspertëve, ndër qytetet që do ta ndiejnë më fort peshën e të nxehtit afrikan në vijim do të jenë Roma, Perugia, Firenze, Bologna e Frosinone.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.