Haradinaj thumbon Thaçin para Clinton: Brezave të mos u lëmë luftën për territore e kufij

Kryeminstri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë së mbajtur për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se populli është gati për pajtim me Serbinë.

Ai i bëri thirrje presidentit Vuçiç të njohë Kosovën në kufijtë e saj, ndërsa thumboi edhe Thaçin kur tha se brezave duhet t’u lëmë lirinë dhe respektin dhe jo luften për territore e kufij.





“Populli ynë guxon me u pajtu me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit serb dhe presidentit Vuçiç që ta njohë Kosovën sit ë pavarur në kufijtë e vet, që ne të fokusohemi më shumë në paqe, në punë dhe brezave t’u lëmë lirinë dhe respektin dhe jo luftën për territore dhe kufij”, tha Haradinaj.

Shkëmbimi i territoreve ka qenë një nismë e mbështetu fort nga Thaçi dhe Vuçiç, ndërsa SHBA ka deklaruar se “nuk ka vija të kuqe”.

Gazeta SHQIP





Comments are closed.