Gjermanët kundër Metës: Kushtetuta, baza e shtetit. Partitë mund të marrin pjesë ose jo në zgjedhje

Delegacioni Gjerman i Grupit Parlamentar për Bashkëpunimin Gjermani-Europë Juglindore, zhvilluan një konferencë për mediat  ditën e sotme ku siguruan mbështetjen për integrimin sa më parë të Shqipërisë në familjen evropiane, duke theksuar se Shqipëria është oborri i brendshëm i BE.

I pyetur lidhur me situatën politike të krijuar në Shqipëri pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti, përfaqësuesi i delegacionit gjerman Josip Juratovic tha se zgjedhjet duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën.

“Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi. Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parash që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë… Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik.

Zgjedhjet përfaqëson konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike”, tha Josip Juratovic.

 









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.