FOTOLAJM/ Makina “puth” shtyllën te Ali Demi, plagoset këmbësori

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Ali Demi, në afërsi të Kryqëzimit.

Një automjet me drejtues shtetasin I.S. ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

Si pasojë është aksidentuar një këmbësor, me inicialet R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.