FOTOLAJM/ Mahnitëse! Mijëra pelegrinë në kishën e “Shën Ndout” në Laç

Mijëra pelegrinë (besimtarë katolikë dhe jo vetëm” kanë shkuar mbrëmjen e sotme në Kishën e Shën Ndout në Laç

Fjetja në këtë vend të shenjtë përmbledh 13 të Martat e pelegrinazhit, ndaj besimtarët katolikë dhe muslimanë marrin pjesë në këtë natë simbolike Sonte dhe nesër mendohet që kjo kishë të vizitohet nga mijëra besimtarë nga gjithë Shqipëria por jo vetëm, ndërsa Policia e Lezhës ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2019 – ora  24:00 datë 13.06.2019,  do të kufizohen  disa  segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

” Nga Kryqëzimi i Gjykatës  –  Kisha e Shna Ndout ”

” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile ,  zjarrëfiksja, ambulanca  dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje,  pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

–  Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.