FOTO/Meta shtrëngon duart me Bill Clinton: Mirënjohje përjetë SHBA!

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, ose siç njihet nga vetë kosovarët dita e Çlirimit.

Në këtë ceremoni Meta pati rastin të takohej me ish presidentin amerikan Bill Clinton i cili u prit si një hero i vërtetë në Kosovë.

“Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”, – shkruan Meta në Facebook.

Në ceremoninë e përvjetorit morën pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.