FOTO/ Luan Rama kthehet në PS, përjashton Edi Ramën si kryetar

Luan Rama “rikthehet” në Partinë Socialiste, jo si një prej anëtarëve të kryesisë së saj, as si ish-deputet. Por, ai i është kthyer së shkuarës së tij në partinë më të madhe të së majtës, duke postuar në rrjetin social facebook disa foto të së shkuarës dhe një urim për themelimin e partisë në të cilën ka qenë pjesë për shumë vite. Ai uron të gjithë drejtuesit e kësaj partie duke përjashtuar Edi Ramën, që sot është kryetar i saj.

Ja postimi i plotë i Luan Ramës në facebook:

Gëzuar ditëlindjen e Partisë tonë Socialiste shoqe dhe shokë socialistë!

28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që sakrificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Europiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike!

Respekt e mirënjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko!

Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishën e mbeten socialistë!





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.